Ka ndërruar jetë në spital kalimtari i cili u përplas nga një kamion me herët ditë ne sotme, në Lezhë.

Viktima është identifikuar si 75-vjeçari Jak Gjergji, i cili u përplas nga një kamion, teksa ishte duke kaluar rrugën në zonën e njohur si “Kryqëzimi i Shënkollit”.

Ai nuk mundi dot t’i mbijetonte plagëve të marra edhe pse u transportua me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës.

Drejtuesi i trajlerit është shoqëruar në polici, ndërkohë që grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.