Krahas investimeve që Bashkia Shkodër në bashkëpunim edhe me qeverinë shqiptare po ndërmerr për rikonstruksionin e ambjenteve shkollore ku shumë shpejt do të çelen investimet e shumëpritura në pesë shkolla në qytetin e Shkodrës, një vëmendje po i kushtohet edhe kopështeve ku janë drejt përfundimit punimet për rikonstruksionin e plotë të kopështit “Manush Alimani ”.

Bashkia Shkodër ka bërë të mundur rikonstruktimin e të gjtha ambienteve të jashtme e të brendshme të kopshtit duke filluar nga suvatimi i jashtëm e i brendshëm, rikonstruksioni i çatise, vendosja e sistemit të ngrohjes si dhe punimet elelektrike dhe hidraulike.

Ky investim është realizuar me buxhet të plotë të Bashkisë Shkodër, në vlerën 9.491.713 lekë (pa tvsh).

Ndersa pritet që 4.5 milion euro do të investohen në infrastrturën arsimore në 5 shkolla në Shkodër.