Qyteti i Krujës është rrethuar sot nga forca të shumta policie që po kryejnë kontrolle të befasishme.

Mësohet se forca të komisariatit të policisë Krujë të mbështetur nga grupe të FNSH kanë ngritur pika kontrolli në disa prej akseve kryesore që përshkojnë këtë qytet. Qëllimi është parandalimi i ngjarjeve kriminale, ndalimi i personave të shpallur në kërkim ose te atyre që lëvizin me sende të jashtëligjshme.

Në fokus të kontrolleve janë kryesisht mjetet luksoze dhe ato me xhama të errësuar.