Drejtuesi i një automjeti ka marrë përpara një tufë me bagëti në aksin Cërrik-Belsh.

Ngjarja ka ndodhur këtë të hënë në afërsi të fshatit Shalës, ku edhe nga fotoja e siguruar shihen disa krerë bagëti të ngordhura në rrugë.

Policia ishte në vendngjarje, e cila kreu veprimet procedurale për të përcaktuar shkakun e aksidentit.