Efektivit të qarkullimit rrugor në Lezhë, Zef Kolës iu vendos sasi tritoli në derën e banesës. Ai ka deklaruar se nuk ka konflikte, duke kërkuar zbardhjen e ngjarjes.

Ndërkohë, mësohet se djali i tij Alen Kola ka qene kandidat për kryetar të Partisë Demokratike në zgjedhjet e zhvilluar nga Rithemelimi.

Në momentin e ngjarjes anëtaret e familjes Kola kanë qenë në gjumë dhe sapo kanë dëgjuar shpërthimin i cili ishte i fuqishëm kanë dalë nga banesa, duke njoftuar policinë. Këta të fundit mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, duke nisur hetimet në lidhje me rastin.

Specialistet e Njesisë Antieksploziv të ardhur nga Tirana pritet të përcaktojnë llojin dhe sasinë e lëndes shpërthyese.