Lajme te shkelqyer per shahun shkodran dhe ate shqiptar. Ditet e fundit ne Cetinje te Malit te Zi kampionati ballkanik per moshat dhe paraqitja e delegacionit shqiptar ka qene e shkelqyer duke merituar disa medalje.

Njeri prej sportisteve qe ka shkelqyer ka qene edhe 8 vjeçari shkodran Henri Troshani. Ne kete kompeticion te rendesishem ballkanik ai ka arritur te marre dy medalje, nje ari dhe nje argjendi.

Sipas informacionit qe ka dhene per “Shkodra Sport” administratori i shoqates se shahur Vllaznia Klov Jubani, Ai ka zene vendin e pare dhe eshte shpallur kampion i ballkanit per kategorine Rapid dhe vend te dyte e rrjedhimisht nenkampion per kategorine Blitz.

Arritje keto te jashtezakonshme qe kane ardhur fale perkushtimit te tij dhe te trajnerit Bernad Leka qe jane stervitur çdo dite intensivisht dhe si rrjedhoje u be e mundur arritja e ketyre rezultateve.

Por ne keto arritje, duhet permendur edhe mbeshtetja e familjes te Henri qe i mundesoi marrjen pjese ne kampionatin Ballkanik. Pergatitja vazhdon dhe me tej ne pritje te kampionatit Europian qe do zhvillohet ne Turqi muajin e ardhshem dhe ku padyshim qe shahisti i Vllaznise do te tentoje serish te futet ne zonen e medaljeve.
Gjergj KOLA