Teksa ERE kishte marrë vendim që më 1 tetor të ndryshonte fasha e energjisë, duket se kryeministri Edi Rama është tërhequr.

Rama: Burimet tona energjitike varen nga reshjet. Sistemi ynë energjitik me hidrocentrael plot e përplot plotëson 75% të nevojave tona për energji. Ne po ecim sipas planit për të plotësuar nevojat 100% të vendi. Por hë për hë nuk i plotësojmë dot të gjitha nevojat dhe do të vazhdojmë të dalim në tregun ndërkombëtar aty ku goditen të gjitha vendet e Evropës nga çmimet e larta. Unë dhe qeveria jemi këtu për të mbrojtur çmimin dhe për të mos lënë asgjë pa bërë, që barra faktike dhe psikologjike e kësaj lufte dhe inflacionit që ka sjellë të lehtësohet sa më shumë. Jam këtu për t’ju thënë që kam një lajm pozitiv. Ditët e fundit kemi pasur përmirësim të nivelit në Fierzë dhe presim që të materializohen parashikimet për reshje të tjera. Në këto kushte, bazuar në një analizë të detajuar si dhe angazhimin e plotë për të shfrytëzuar çdo mundësi që krijohet, ne vendosëm që aplikimi i fashës 800 kwh të mos hyjë në fuqi në muajin tetor.