Rikthimi I reshjeve te shiut e gjen merkaten ne Rus ne te njejtwen gjenje, tregtaret shesin mes shiut ndersa kane vendosur carcafe, cadra plazhi apo edhe kartona.

Nje investim qe u perfundua 2 viter me pare, por asnjehere nuk ishte funksional si I perfunduar. Duke nisur qe nga kapaciteti per te mos patur vende per te gjithe e duke vijuar me mungesen e catise!

Tregtaret thone se kabne humbur shpresen se tregu mund te kete riparime nga institucionet. Pak para dorezimit te mandatit ish kryebashkiakja Voltana Ademi pati premtuar se ne treg do te vijoje te investohet, por ende nje gje e tille nuk ka ndodhur.

Duket se tregu ne merkaten e rusit edhe kete dimer do jete ne te njejten gjendje,treg mes mbeturinash, kartone dhe plasmaseve.