Arrest me burg ka vendosur Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër për Milkjor Gjokën, i dyshuar si bashkëpunëtor për ngjarjen e Ridvan Ramazanit dy ditë më parë.

Ndërsa për dy dëshmitarët Blerim Mlloja dhe dhe Marjeta Gramshi, punonjës të karburantit ku u ekzekutua 46-vjeçari, është caktuar masa detyrim paraqitje pasi ata janë arrestuar për moskallëzim

Në gjykatë, Gjoka është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen e ndodhur duke mohuar akuzat që rëndojnë mbi të. Ai tha se ka qenë rastësisht në vendngjarje në momentin e gabuar. 25 vjeçari Milkjor Gjoka mohon të ketë bashkëpunuar me vëllezërit, Duel dhe Hydajet Mehmedaj që dyshohen si autorë

Ndërkohë Milkjor Gjoka nuk ka dhënë sqarime të mëtejshme rreth ngjarjes. Pala mbrojtëse kërkoi një masë më lehtësuese por gjykata vendosi “arrest me burg”