Ish-presidenti i Vllaznisë Valter Fushaj deklaroi hapur se kërkon të blejë shumicën e aksioneve të klubit shkodran pas vendimit të Këshillit Bashkiak të Shkodrës për shitjen 100% të aksioneve të klubit duke hapur ankandin me vlerë 50 milionë lekë.

Përpara mediave, Fushaj u shpreh se mund të marrë 70% të aksioneve të Vllaznisë, ndërsa nuk i kurseu kritikat për Bashkinë e Shkodrës dhe klubin në lidhje me proçedurën e privatizimit dhe numrit të pakët të lojtarëve shkodranë te skuadra.

Ai premtoi se nëse merr në dorë Vllazninë mund ta kthejë në forcë kryesore të kampionatit për një vit.

Proçesi i privatizimit të Vllaznisë Në një farë mënyre, këtë e shoh pak si me ngut vendimin e Këshllit Bashkiat për shitjen e aksioneve të klubit. Duhet të miratohet projektligji privatizim. Duhet pritur dhe projektligji i qeverisë. Mund të priten dhe disa shtesa nga Këshilli Bashkiak pastaj. Te Vllaznia nuk duhet të përzihet politika, do të jem këtu për ta ndihmuar.

Vllaznia E kam drejtuar si president 5 vjet, jam i bindur që Vllaznia duhet të kthehet te emri Vllazni. Ka emrin Vllazni, por sot ka 3 shkodranë në formacion, nuk e mbaj mend. Akademia ekziston vetëm të mbledhë fonde, duhet të fillojë nga akademia gjithçka.

Duhet të bashkëpunohet e klubet e shkodrës. Janë 1200 fëmijë, që u është zbehur shpresa që të luajnë me këtë ekip. Ekipi ka nevojë për imazhin, binjakëzime, ka nevojë për emrin Vllazni. Ekipet i tjera duhet t’i tremben dhe nga loja dhe nga emri Vllaznisë.

Klubet e tjera Janë disa klube që kanë bërë shpenzme me shumë se unë, por s’kanë bërë shumë arritje. Unë kam dhënë 600-800 mijë euro.

Rikthim i Fushajt te Vllaznia Kam treguar që nuk kam bërë biznes me Vllazninë, kam hedhur miliona. Nuk them se nuk mund ta marr 100% të aksioneve. Qeveria dhe bashkia t’i numërojnë mirë kontributet. Mund të marrë 70% të aksioneve. Kërkoj që proçesi të jetë transparent më publikun.

Bashkëpunimi me ish-presidentët e Vllaznisë Më para kemi qenë 12 vetë. Bashkëpunimi është shumë i mirë. Mund të jenë disa persona, jo vetëm një person. Nuk duhet të futet Vllaznia në politikë. Me ish presidentët jemi shokë. Kam biseduar diçka me ta, janë të interesuar, sepse kanë investuar.

Bashkia Për përvojën time, për emrin që ka, bashkia gaboi që i nxori të gjitha aksionet 100% në shitje, duhej të kishte 25% të aksioneve si pjesën e saj.

Premtimi për Vllazninë Besoj një vit jo më shumë mund ta kthejë Vllazninë aty ku ka qenë”, përfundoi ish presidenti Fushaj.