Një detaj i ri vjen nga ekzekutimi i Ridvan Ramazanit dy ditë më parë (28 nëntor) në Shkodër.

Burime për Report Tv pranë grupit hetimor bëjnë me dije se e gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë të karburantit ku u ekzekutua 46 vjeçari.

Fillimisht ditën e ngjarjes u tha se kamerat e sigurisë nuk funksiononin. Regjistrimet e kamerave kanë çuar në zbardhjen e autorëve të ngjarjes nga autoritetet shqiptare.

Sipas policisë, ka qenë Duel Mehmedaj ai i cili ka shkrehur breshërinë e kallashnikovit drejt Ridvan Ramazanit