Festat e fundvitit në veçanti Krishtlindjet do të jenë ndryshe këtë vit, veçanërisht për shkak të krizës së shkaktuar nga Covid-19.

Këtë vit Krishtlindjet do ti festoni në tryeze me më pak persona dhe me masa paraprake veçanërisht për të mbrojtur të moshuarit. Bashkimi i gjyshërve me nipërit është një rrezik veçanërisht në mjedise të vogla të mbyllura, ku do të jetë e vështirë të ruash distancën. Në bazë rregullave të reja familjarët duhet të ulen sa më larg njëri-tjetrit, madje të mbajnë maskë në shtëpi për aq kohë sa të jetë e mundur.

Të gjithë në këtë kohë synojnë të kthehen në shtëpi, por masat kufizuese për të lëvizur në vende të ndryshme të botës do mbeten, megjithatë ata që studiojnë ose punojnë jashtë do kenë mundësinë të kthehen në shtëpitë e tyre. Lëvizjet midis rajoneve të kuqe dhe portokalli, aktualisht tre të katërtat e Italisë janë të ndaluara dhe me siguri ashtu do të qëndrojnë dhe për Krishtlindje.

Mesha e Krishtlindjeve padyshim që do të mbahet. Në varësi të evolucionit të kurbës së infektimit do vendosen rregullat e reja.

Përtej masave kufizuese nuk është e thënë të hiqni dorë nga blerja e dhuratave dhe shkëmbimi i tyre gjë që është ndër pjesët më emocionuese të ditëve festive. Në këto ditë ju mund të dhuroni libra, parfume, ushqime nga dyqanet që vazhdojnë të hapura ose mund të blini dhuratat tuaja online nga shërbimet e shumta që të mundëson interneti në ditët e sotme.