Eugena Tomini, shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, deklaroi sot se para se Shqipëria të shkojë drejt një karantine gjeografike, që nuk është diçka që përjashtohet, për të frenuar përhapjen e infeksionit, duhet të ezaurohen shtretërit në 4 spitalet Covid

Dy kritere të tjera që do çonin vendin në këtë skenar, janë edhe numri i personave që kërkojnë terapi intensive dhe rastet pozitive me të infektuar

“Merren të gjitha opsionet e mundshme për kufizimin e transmetimit të infeksionit, se normalisht karantina i dha efektet jo vetëm shëndetësore, psikologjike, ekonomike, por mbetet një opsion i fundit, do ezaurohen të gjitha opsionet primare përpara dy opsioneve të karantinës.

Pavarësisht se strukturat shëndetësore janë në situatë alerti, do shikohet në varësi të pozitivitetit, ezaurimin e shtretërve në 4 spitalet covid dhe numri i e rasteve në terapi intensive” tha Tomini për News24.