Pak kohë më parë, Rudina Dembacaj i tha “PO” propozimit për martesë të ish-deputetit, Mark Frrokut. Moderatorja gjithnjë ka qenë e hapur për jetën e saj private dhe nuk ka nguruar ta publikojë edhe në rrjete sociale.

Ditën e djeshme, ajo bëri një bashkëbisedim me ndjekësit, ku foli për marrëdhënien me partnerin dhe për planet e së ardhmes.

“Do bësh një fëmijë tjetër” ishte një ndër pyetjet që iu bënë. “Poooo, por pak më vonë! Aman se Marku ska muhabet tjetër. Unë do bëj dhe nja dy projekte” ia ktheu Rudina.

Ndërkohë, një tjetër i shkruante: “Shkoni shumë me Markun” Dhe përgjigja e moderatores ishte: “M’don prandaj”

Rudina ka një vajzë, Viktoria, me ish bashkëshortin, Aleks, ndërsa Marku është baba i tre fëmijëve. Bashkëshortja e tij ndërroi jetë një vit më parë.