Prefektja e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni, e shoqëruar nga përfaqësues të Institucionit të Prefektit Qarku Shkodër si dhe përgjegjës të zyrës së menaxhimit të burimeve ujore Drin Bunë inspektoi në terren sistemet kulluese dhe të mbrojtjes nga përmbytjet në Bashkinë Shkodër.

Vizita monitoruese konsistoi në monitorimin e nivelit të ujit në lumin Buna dhe në lumin Drin, monitorim i argjinaturave të Dajçit dhe Pentar Luarzit. Krahas kësaj në vijim të inspektimit u zhvillua një takim prezantues në Hidrovorin e Çasit duke parë edhe kolektorin e Hidrovorit.

Në përmbyllje të intinerarit, grupi teknik u ndal për të parë nga afër nyjen kulluese, ura e Gjon Lulit, e cila shërben si nyje kullimi për 9600 Ha të zonës së nën Shkodrës

Si rezultat i vëzhgimit në terren, situata paraqitet normale ndërkohë që nivelet e ujit të lumit dhe në kanalet kulluese janë relativisht të ulta

Inspektimi i paraprin verifikimit të masave të marra nga institucionet në nivel qendror dhe lokal, në prag të zhvillimit të takimit të Komitetit të Mbrojtjes Civile, që pritet të organizohet së shpejti me qëllim marrjen e masave për menaxhimin e emergjencave të pritshme vjeshtë dimër 2020 2021