Teksa ka qenë në Durrës, në kuadër të projektit të rindërtimit, Edi Rama ka gjetur kohën që t’iu përgjigjet dhe kundërshtarëve të tij politikë, sa i takon mënyrës së si po ndahen fondet e dhëna nga BE

Sipas Ramës qeveria shqiptare nuk ka asgjë në dorë për këto fonde, pasi sipas tij çdo gjë që është dhuruar nga BE, është administruar nga vetë ata.

BE-ja u gjen pranë nesh në një moment të vështirë. Përsa i përket fondeve, një pjesë e atyre që sytë i kanë po nuk duan të shohin, veshët i kanë po nuk duan të dëgjojnë, mendjen e kanë po nuk duan që ta vënë në punë, se fondet e sjella nga donatorët administrohen nga vetë donatorët

Këshilli Evropian me një strukturë të posaçme UNOPS do të administrojë nga pikëpamja tekniko financiare të gjithë programet e rindërtimit ë trashëgimisë dhe shkollave

Administrimi i taksave të evropianëve është përgjegjësi e vetëm e tyre. Kush thotë se kush i vodhi paratë, ku shkuan paratë, duhet të hapi mendjen për të dëgjuar këtë të vërtetë. Të gjitha fondet administrohen prej tyre. Nuk na lanë një thes dhe ne e morëm e tretëm, siç u thotë mendja atyre që i morën paratë në të shkuarën dhe kujtojnë se janë të gjithë si ata

I kërkoj ndjesë partnerëve për këtë sqarim të domosdoshëm. Soreca nuk bën thjesht detyrën si ambasador i BE së por është një mik shumë i mirë i shqiptarëve. Një partner i rëndësishëm në këtë proces falë të cilës ne kemi pasur një raport shumë serioz dhe domethënës për konferencës së donatorëve, deklaroi Rama.