Demokratët e Qarkut të Shkdorës do të votojnë të mërkurën për kandidatët e propozuar nga anëtarësia, të cilët kanë kaluar filtrin paraprak të verifikimit nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve. Qarku i Shkodrës, me 11 mandate, ka një numër të madh kandidatësh potencialë për deputetë, 39 individualitete që synojnë të përfaqësojnë PD në zgjedhje.

Ajo që bie në sy është fakti se në listë mungon emri i Jozefina Topallit, për të cilën u tha fillimisht se mund të kishte një rikthim në PD. Po ashtu shihet se mes të propozuarave është dhee kryerbashkiakia aktuale e Shkodrës Voltana Ademi.