Ndryshime kanë ndodhur së fundmi në Policinë e Shtetit. Albert Dervishaj është emëruar zv/Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pas zgjedhjes së Aida Hajnas në krye të BKH-së.

Me propozim të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe me miratim të ministrit të Brendshëm ka marrë gradën Drejtues i Lartë dhe është emëruar në detyrën e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Albert Dervishi, deri sot në detyrën e Drejtorit të Rendit.

Drejtori i Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Policinë e Shtetit, Drejtues i Lartë Idajet Faskaj, është liruar nga kjo detyrë dhe është emëruar në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe ka marrë gradën Drejtues i Parë.

Drejtori i Kabinetit të Drejtorit të Përgjithshëm, Drejtues i Parë Pëllumb Seferi, është emëruar Drejtor i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe ka marrë gradën Drejtues i Lartë.