Tre persona kanë humbur jetën këtë të enjte në vendin tonë si pasojë e koronavirusit, duke e çuar në 266 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen një 56 vjeçar, një 65 vjeçare nga Tirana dhe një 79 vjeçare nga Kuçova me sëmundje bashkëshoqëruese.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar 156 raste të reja me Covid duke e çuar në 9083 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.