12 persona të cilët dje protestuan përpara kryeministrisë për mbyllejn e lokaleve të natës janë shoqëruar nga policia e Tiranës. Kjo për shkak se ata nuk kishin marrë leje për këtë organizim, në një kohë kur tubimet janë të palejuara për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Në njoftimin e policisë thuhet se uniformat blu fillimisht i kanë kërkuar protestuesve të largohen, ndërsa më pas ka bërë shoqërimin e 12 prej tyre, si organizatorë të tubimit tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

Këngëtari i njohur Elton Deda i kërkon kryeministrit Edi Rama që të reflektojë për të shfuqizuar aktin normativ që mbylli lokalet e natës dhe diskot. Ai thotë se me këtë vendim po shkojnë drejt gropës së madhe, prandaj i kërkon që të bëjë një akt të ri normativ duke shtrënguar masat.

“Reflekto or mik sa nuk eshte vone. Mos jua mbyll shqiptareve te derrmuar ate dritaren e zbehte qe u jep pak kenaqesi. Ka plot forma qe mos ti rrenosh muzikantet e bashke me ta gjithe zinxhirin e biznesit. Shfuqizo ate aktin e cuditshem dhe bej nje te ri ku shtrengon masat.

Ti do thuash “jemi keq si komb e smarrim vesh” por ta garantoj qe keshtu nuk do marrim vesh jo per inat, por sepse po shkojme drejt nje grope te madhe. Sa me shpejt madje. Miqesisht, nje pjese e armates te denigruar prej 5 muajsh” shkruan Deda.