Policia e Shkodrës po heton pistën e hetimit për shkak të detyrës, shpërthimin e ndodhur në banesën e gjyqtarit të gjykatës së Shkodrës, Tonin Stërkaj.Gjatë dëshmisë së tij Sterkaj ka thënë se ka qenë me bashkëshorten në banesë kur ka dëgjuar shpërthimin. Ka dalë në ballkon, por pa e ditur se tritoli ishte vendosur në derën e tij. Ka qenë komshia që e ka njoftuar dhe më pas ka kuptuar se eksplozivi ishte vendosur në banesën e tij. Tonin Sterkaj ushtron prej shumë vitesh detyrën e gjyqtarit në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër ndërsa për një periudhë dy vjeçare ka punuar edhe si gjyqtar në gjykatën e Apelit të Shkodrës. Më pas u kthye si gjyqtar në Gjykatën e Shkalles se Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër,