Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orat e para të mëngjesit në Shkodër. Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në banesën e një zyrtari të drejtësisë në qytetin verior.

Mësohet se banesa ku është vendosur lënda plasëse i përket gjyqtarit Tonin Sterkaj. Ndërkohë që shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjsit. Fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar nga tritoli.

Ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi xhenerik, për sigurimin e vendngjarjes.