Kamerat e sigurisë të banesë së gjyqtarit Sterkaj kanë filmuar autorin të veshur me rroba të errëta dhe me maskë i cili në rrugicën ku ndodhet banesa ka hyrë në këmbë dhe pasi afrohet pranë portës lë lëndën plasëse dhe largohet në këmbë sërish përmes rrugicave.
Është marrë në pyetje dhe gjyqtari Sterkaj por dëshmia e tij nuk ka ndihmuar hetuesit pasi ka thënë se nuk kishte dijeni se kush mund të ishte autori. Policia ka sekuestruar dhe kamerat e sigurisë të bizneseve përreth për të mësuar më shumë mbi lëvizjet e autorit.
Tonin Sterkaj ushtron prej shumë vitesh detyrën e gjyqtarit në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër ndërsa për një periudhë dy vjeçare ka punuar edhe si gjyqtar në gjykatën e Apelit të Shkodrës. Më pas u kthye si gjyqtar në Gjykatën e Shkalles se Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.