Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka rrëfyer në rrjetet e tij një episod që i ka ndodhur mëngjesin e sotëm lidhur me respektimin e masave antikoronavirus. Brataj ka treguar se kishte shkuar për të marrë shërbimin në një dyqan telefonie dhe ka zhvilluar një debat me shitësen, e cila nuk e mbante siç duhej maskën.

Më pas, Brataj ka treguar se në dyqan kishte hyrë dhe një person i tretë, i cili edhe pse nuk e kishte vendosur maskën, nuk merrte asnjë masë për të mbrojtur të tjerët dhe veten nga pandemia.

“Hyn një qytetar pa maskë me lekët në dorë. Më bëj një karikim telefoni 1100 lekë goce se jam vonë. Zotëri nuk shërbejmë pa maskë i thotë vajza. Mushe se po dal ke dera thotë zotëria dhe ndërkohë nuk po lëviste nga vendi. I drejtohem, zotëri të lutem ose gjeni një maskë ose dilni te dera i them. Hec o zotëri më thotë, kam pirë gjysëm kile raki që në mëngjes, nuk më gjen gjë mua!” tregon Brataj