Policia e Shtetit ofron 10 mijë euro kush jep informacion për arrestimin e të shumëkërkuarit, Talo Çela. Në një njoftim, policia thotë se 49 vjeçari Talo Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar

Ky shtetas është autori i dyshuar i ngjarjes së datës 09.04.2019, ndodhur në pistën e aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas, Tiranë, ku persona të maskuar kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare