Situata e COVID19 në Shqipëri, çdo ditë e po rëndohet më tepër. Koronavirusi ka prekur dhe bluzat e bardha dhe mësohet se një mjek nga Spitali i Pukës është shtuar në gjendje të rëndë tek infektivi. Dosja.al mëson se mjeku prej disa ditësh qëndron i shtruar në Spitalin Infektiv dhe sot gjendja e tij është rënduar

Më tej shtohet se mjeku është në trajtim intensiv ndërsa gjendja e tij shëndetësore është rënduar së fundmi. Mjeku është infektuar nga një infermiere e cila e ka takuar përpara se të merrte përgjigjen e tamponit.

Pak ditë më parë u shënua dhe viktima e parë nga COVID19 në radhët e bluzave të bardha. Mjeku Arjan Pushi që më herët kishte rezultuar pozitiv me koronavirus, ndërroi jetë në 30 qershor

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë u shënuar 90 raste të reja me COVID-19, shifër kjo rekord. Po ashtu humbën jetën edhe tre pacientë të tjerë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 72.

Aktualisht në spitalin Infektiv po marrin mjekim 80 pacientë, 10 prej të cilëve në terapi intensive, ku dy janë intubuar. Dje u shënua edhe rasti i parë i një foshnje me COVID19 që merr trajtim në spital. Foshnja dy muajshe u shtrua së bashku me nënën dhe janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore