Instituti i Shëndetit Publik në Tiranë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, u ka bërë apel qyetarëve që të shmangin sa më shumë përdorimin e kondicionerit, si në makinë dhe në ambiente të tjera, punë dhe në shtëpi.

Kujtojmë se shumë ekspertë nga e mbarë bota që në fillimet e pandemisë thanë se përdorimi i kondicionerit ndikonte negativisht në përhapjen e koronavirusit.

Në postimin e ISHP listohen të gjitha gjërat që duhet të kenë kujdes qytetarët në këto ditë të nxehta vere.