Ilir Meta ka qenë ditën e sotme në Postribë ku ka zhvilluar një vizitë në familjen e Smajl Plangaj i cilki i është përgjigjur disa ditë më parë thirrjes së Presidentit në tubimin e 2 marsit.

Teksa citon fjalët e 90 vjeçarit të thëna disa ditë më parë, Meta shkruan përkrah videos në rrjetet sociale se më 2 Mars ka nisur Pranvera Kuqezi për të mos u ndalur deri në rivendosjen e plotë të rendit kushtetues dhe llogaridhënës.

Pa diskutim, qeveria do të ketë frikë nga POPULLI, dhe jo POPULLI nga qeveria! e mbyll reagimin e tij Meta

Ishte kënaqësi të vizitoja sot në shtëpinë e tij në Postribë, zotin Smajl Plangaj. Edhe pse po shkon drejt të 90 viteve, ai iu përgjigj thirrjes së Presidentit në 2 mars, për BESËLIDHJEN për Kushtetutën dhe Demokracinë. "E kam për detyrë ta dua Atdheun, – më tha, "dhe nuk do presim derisa ta shkatërrojnë krejt që të ngrihemi për ta shpëtuar". Mirënjohje z.Smajl, Postribës, Shkodrës dhe mbarë shqiptarëve, të cilët nisën PRANVERËN KUQEZI më 2 mars për të mos u ndalur deri në rivendosjen e plotë të rendit kushtetues dhe llogaridhënës. Pa diskutim, qeveria do të ketë frikë nga POPULLI, dhe jo POPULLI nga qeveria! ??#PërKushtetutën?? #PërRepublikën?? #PërShqipërinë?? #PërKombin??

Posted by Ilir Meta on Saturday, March 7, 2020