Pas sk.andalit të publikuar disa ditë më parë, ku të sëmurët merrnin serum me anë të bidonave të ujit, ka ardhur dhe reagimi i PD.

Ish-deputetja Albana Vokshi përmes një postimi në rrjet shkruan se ajo që ndodh në QSUT është jashtë çdo logjike.

“Ndërkohe që miliona EURO vazhdojnë jepen për koncesione abuzive, korruptive, të panevojshme e madje edhe të rrezikshme për sigurinë kombëtare” shkruan Vokshi.

Reagimi i ish-deputetes vjen pas denoncimit të skandalit, ku një të moshuari, i shtruar në spital, i vihet serumi nga një bidon plastik uji.

Shëndetësia është një nga sektorët për të cilin Kryeministri Edi Rama e ka paraqitur si një nga sukseset e qeverisë së tij.

Por, pamjet e denoncuara tregojnë se çfarë ndodh në një nga fushat ku Kreu i Qeverisë mburret çdo ditë, duke paraqitur sukseset imagjinare.