Shkodres i ka humbur i komanduari i qeverisë për situatën e emergjencës shëndetësore Covid 19. Besfort Lamallari i cili zuri karrigen e Çesk Milljës, prefekt i shkarkuar nga detyra, prej javësh nuk duket në terren dhe madje as në takimet publike. Ai su pa as në dy daljet e ministrit të brendshëm Sander Lleshaj fillimisht në Velipojë për masat e sezonit me vendoret, e më vonë as në kufirin e Hanit të Hotit për menaxhimin e hapjes së pikave tokësore dhe shmangies së fluksit të emigrantëve. Zv.ministri i brendshëm për ironi të fatit “zhdukjen” e tij e kishte paraprirë që me takimin antikan.abis në prefekturë, i cili ishte udhëhequr nga sekretarja e përgjithshme Felek Kasemi. E në gjithë këtë vorbull, mos dalja e tij publike u bë më e madhe kur ai nuk u pa të ishte në terren në aksionin e IKMT, apo të reagonte për të thënë gjysmë fjale mbi atë që po ndodhte në plazhin e Velipojës. Nuk po shihet as në këto ditë kur shifrat e të prekurve kanë njohur rritje e Shkodra është sërish në krye të tabeles me Tiranën e Krujën. Arsyeja përse Lamallari nuk duket mbetet e paqartë dhe askush nuk di të thotë, ndërsa në prefekturë askush nuk pranon të flasë, e detyra të shumta po kryhen në gjithë këtë periudhë nga vartësit./ShkodraNews
Lleshaj solli Lamallarin si “shpetimtar” ne Shkoder por u tret si kripa ne uje
Related Posts
U perfol per arrestimin e 4 pedagogeve te Universitetit te Shkodres, reagon policia
Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Në lidhje me një lajm të pubikuar në rrjetet sociale, ku thuhet se Policia e Shkodrës ka fshehur arrestimin për korrupsion të 4…
Vetëm 4 javë larg finales, kush është banori i ri që do të hyjë të shtunën në shtëpinë e “Big Brother Vip”
Spektakli i “Big Brother Vip” po i afrohet finales, teksa kanë mbetur vetëm 4 javë nga 25 maji. Në shtëpi kanë mbetur vetëm 10 banorë, megjithatë, pritet që të shtunën…