Kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi me qytetarët pas shtimit të rasteve të personave të infektuar me COVID 19, bëri të ditur se nëse rastet do të rriten do të detyrohemi të shkojmë drejt një rimbyllje.

Megjithatë kryeminstri Edi Rama nuk qartësoi se kur mund të ndodhë një rimbyllje dhe sa duhet të jetë pragu i personave të infektuar apo të shtruar në spital.

U vendosëm javë pas jave të heqim masat dhe ta lirojmë lëvizjen ishim të qartë se hapja do të sillte me vete dhe rrezikun e harresës. Unë isha dhe jam dakord me shumë kënd që kërkonte gjithnjë e më shumë kthimin në realitet duke thënë se shëndeti i familjes nuk mund të dobësohej.

Kemi zgjedhur me vetë dije rrugën e këshillimit dhe jo të ndëshkimit. Kemi dashur te jemi mirëkuptues. E kemi ditur dhe e kemi thënë që numrat do të rriteshin. Ju kam kërkuar vijimësisht të mirëkuptojmë nevojën për solidaritet të ri dhe respektimin e rregullave. Me polic dhe me ushtar mund të kontrollosh mbylljen por nuk disiplinon hapjen.

Ekonomia bie dhe ngrihet, të v.dekurit nuk ringjallen. Një mbyllje tjetër do të ishte dërrmuese për Shqipërinë, për cdo familje dhe burimet e energjisë së rimëkëmbjen. Nëse do të vijojmë kështu, fatkeqësisht do të na duhet të rimbyllemi dhe të përballojmë me shumëfish sekëlldinë që provuam kur u mbyllëm dhe pasojat e plagëve që morëm nga mbyllja e parë. As në mend nuk dua ta çoj këtë, pasi kam bindjen se ende e kemi vetë në dorë. Numrat janë shqetësues, por në kontroll, testimet janë rritur tha Rama.