Ambasada Amerikane ka komentuar raportin e OSBE/ODIHT për zgjedhjet e 14 majit. Me anë të një postimi në Facebook, Ambasada i ka bërë thirrje qeverisë si dhe partivve politike që të zbatojnë rekomandimet. Po ashtu, ka theksuar se keqpërdorimet e burimeve shtetërore, akuzat për blerje votash nuk duhet që të ndodhin më. Po ashtu është shtuar se nuk duhet që të ndodh më as frikësimi i votuesve dhe as presionet mbi punonjësit e sektorit publik dhe votuesit.

Postimi i Plotë:

Ambasada e SHBA mirëpret raportin e fundit të ODIHR-it për zgjedhjet vendore të 14 majit që përshkruan fushat me përmirësim të vazhdueshëm, si dhe mangësitë. Shtetet e Bashkuara nxisin qeverinë, partitë politike dhe institucionet shtetërore të zbatojnë rekomandimet e ODIHR-it, të cilat përfshijnë keqpërdorimin e burimeve shtetërore në nivel qendror dhe vendor, akuzat për blerje votash nga të gjitha palët, marrjen e masave për të siguruar fshehtësinë e votimit dhe parandalimin e frikësimit të votuesve, si dhe presionin mbi punonjësit e sektorit publik dhe votuesit. Raporti theksoi gjithashtu nevojën për të siguruar zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit në mënyrën e duhur, dekriminalizimin e shpifjes, si dhe mbështjetjen e gazetarisë së pavarur. Shtetet e Bashkuara mbështesin angazhimin për të trajtuar të gjitha rekomandimet e ODIHR-it, në mënyrë që të sigurohet një kuadër zgjedhor gjithëpërfshirës dhe konseguent si dhe kërkesat e popullit shqiptar për një demokraci të fortë.