BE në Tiranë ka dënuar sulmin me tritol në banesën e gjyqtarit Tonin Sterkaj në Shkodër. Kërcënimi ndaj zyrtarëve të drejtësisë është një pengesë e madhe në pavarësinë e gjyqësorit, thuhet në reagimin e delegacionit të BE.
“Ne dënojmë ashpër sulmin e bërë së fundmi ndaj një gjyqtari në Shqipëri. Siguria e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga kërcënimet është thelbësore për pavarësinë e gjyqësorit dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Bashkimi Evropian shpreh mbështetjen e plotë për gjyqtarët dhe prokurorët e sistemit gjyqësor në Shqipëri”, thuhet në reagimin e BE-së.