Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nëse vazhdojmë me këto ritme deri në dhjetor, në Shqipëri mund të vijnë 10 milionë turistë. Gjatë një takimi me sektorin e turizmit, Rama është shprehur se kjo është punë për të qenë krenar, por nëse nuk administrohet në mënyrën e duhur, suksesi mund të kthehet në ‘boomerang’.

Po ashtu Rama ka theksuar se kjo prurje e madhe turistësh në vend, ka vënë në duke dhe sfidat e problematikat e shumta që ka Shqipëria në këtë sektor.

“Bumi turistik i këtij viti përtej efekteve na vuri përpara sfidave të mprehta që duhet të nisim t’i adresojmë. Duhet të jemi të vetëdijshëm që rreziku i këtij nami të mirë është se mund të na kthehet në boomerang është real, bumerang nëse ne nuk do të jemi të përgatitur për të përballuar një kërkesë që do të jetë më e madhe se vitin e ardhshëm. Do të sjellë më shumë kërkesë vitin e ardhshëm. Pa diskutim që ne kemi shumë arsye që të jemi krenarë për punën që kemi bërë, të ndjehemi të shpërblyer, të përpjekjeve për të ngjitur shkallët nga një pikënisje jo fort inkurajuese, kemi përpara nesh edhe shenjat më kuptimplota të faktit që mund të ndërtojmë një Shqipëri turistike që do të shtrihet përgjatë 360 ditëve të vitit. Për ta bërë këtë sigurisht që duhet të jemi të vetëdijshëm se çfarë kemi arritur dhe çfarë ajo që kemi arritur të sjellë si sfidë. Shtatori është mbyllur me 1,1 milionë të huaj një shifër shumë më e lartë. Deri në fundin e gushtit. Nëse edhe tetori dhe nëntori do të ruajnë këtë rend dhe dhjetori do të jetë po ashtu një muaj surprizues ne mund të arrijmë edhe 10 mln turistë këtë vit, 9 milionë. Do të duhej një kurajo shumë e madhe për ta thënë, jo shumë vite më parë, ashtu sikundër, në këtë kohë jo shumë të shkurtër duke marrë parasysh një pjesë të konsiderueshme të krijuar nga paragjykimet të kthyer në perceptim kemi pasur përballë si një pengesë për ta kapërcyer,” tha Rama.