Gazetari Gjergj Zefi, administrator i portalit “Pamfleti.net” është dhunuar mbrëmjen e kësaj të marte nga persona të panjohur.

Policia njofton se nga një telefonatë në Sallën Operative ka marrë njoftim se në rrugën “Bardhok Biba”, persona të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta një shtetas.

Sipas policisë së Tiranës “pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se personi i dëmtuar është shtetasi Gjergj Zefi, 52 vjeç (administrator i një portali), i cili aktualisht po merr ndihmën mjekësore.

Me marrjen e njoftimit, është ngritur grupi Hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve” – thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës. ©LAPSI.al