Kënaqësi të takohesha me Vincenzo Russo, President i “Madonnina del Grappa”, një prej enteve të Kishës Katolike që prej 31 vitesh kontribuon në Shkodër.Veprimtaria dhe ndihma që japin përmes shtëpisë familje “Facibeni” si dhe shërbimit mjekësor të ambulatorit të kardiopediatrisë dhe repartit të fizioterapisë, kanë qënë tejet të çmuara për mbarë veriun e Shqipërisë, Kosovën dhe Malin e Zi. Bashkëpunimi dhe mbështetja e Bashkisë Shkodër do të jenë gjithmonë të pakursyera ndaj të tilla organizmave humanitare.