Luçida Lamnija është 34 vjeçe e është ndër të parat fituese të grantit të vetëpunësimit. Prej dy vitesh ajo vijon me parukerinë, biznesin që ajo hapi falë këtij granti, e tashmë ka punësuar edhe një ndihmëse.Bashkë me drejtoren e Drejtoria Rajonale Punësimit Shkodër Rozafa Zmijani shkuam ta takonim nga afër Luçidën.Ajo duket e kënaqur me punën e na tregon sesi është kujdesur që gjithçka të jetë e rregullt në biznesin e saj.

Në tre vite që ky program vepron në Shkodër, janë 14 biznese parukeri/estetikë që janë hapur, duke iu dhënë mundësinë disa vajzave e grave të zhvillojnë zanatin dhe fuqizojnë statusin e tyre ekonomik.

https://www.facebook.com/beci.benet/posts/682064793921639