Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, sapo ka shkuar në “selinë blu” ku do të takohet me ish-kryeministrin, Sali Berisha.

Ky takim vjen ditë pasi, Partia e Lirisë bëri publike listën me kandidatët e Këshillit Bashkiak për Tiranën, ku në të nuk ishte asnjë emër i “Foltores”.

Berisha ndërkohë është në kërkim të një “rruge” për t’u futur në zgjedhjet e “14 Majit”, teksa jemi vetëm 5 ditë larg përfundimit të afatit të vendosur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për paraqitjen e kërkesave për regjistrimin e koalicioneve.

Të vetmet mundësi janë futja në koalicionin me Partinë e Lirisë, ose me ndonjë nga partitë e vogla aleate që kanë mbetur.