Shkodra është zgjuar mëngjesin e së dielës nën zhurmën e tritolit, një nga ato mëngjeset që në për hir të së vertetës Shkodra nuk i ka pasur të pakta.

Tonin Sterkaj, prej më shumë se 20 vitesh ushtron profesionin e gjykatësit pranë gjykatës së Shkodrës, në shkallën e parë në apel, por sot u bë kryefjalë e mediave jo për vendimet ndaj kriminelëve që nuk kanë qënë të pakta në gjithë këto vite, por për sulmin ndaj banesës së tij në 3 të mëngjesit.

Sot nuk u “sulmua” Tonin Sterkaj, sot këmbana e alarmit bie sërish mbi rendin dhe sigurinë e në Shkodër.

Një qytet që ngjarjet nuk i ka pasur të pakta, e jo të pakta kanë qënë sulmet ndaj profesioneve të që predikojnë ruajtjen e rendit, e sot atë të drejtësisë.

Pa fajësuar në asnjë moment organet e hetimit të cilët me informacionet tona janë afër identifikimit të autorit të kësaj ngjarje, alarmi sot është tek siguria e këtyre individëve si Tonini apo me dhjetëra efektivë policie, avokatë, mjekë apo edhe gazetarë që përballen me të tilla fenomene, kërcënime dhe vënie tritoli.

Në vitet e fundit, në bazë të të dhënave zyrtare vetëm gjatë dy viteve të fundit është 15 numri i eksplozivevë të vendosur pranë individëve në Shkodër, ende sot të pazbardhura që nuk japin shpresë për vënien përgjegjësisë të autorëve që e kanë kthyer në modë, “mesazhin” me tritol!