Superliga shqiptare e futbollit është në ditën e dytë të raundit të 33-të. Kjo e dielë filloi në orën 15:00 me dy takime. Egnatia humbi 0-1 me Vllazninë, ndërsa Teuta fitoi 0-2 në Kukës. Në 19:00 e gjithë vëmendja është në “Air Albania” ku luhet derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit.

Në Rrogozhinë, Egnatia kryesuese u mund 0-1 në shtëpi nga Vllaznia. Pasi u eliminuan në Kupën e Shqipërisë nga Egnatia dhe nuk siguruan dot vendin në finale, shkodranët u ‘hakmorrën’ dhe fituan 0-1 me golin e Smajlit në minutën e 38-të. Rikthimi si trajner te Vllaznia ishte i duhuri për Thomas Brdaric, që debuton me tri pikë edhe pse me vetëm tre seanca stërvitore.

Në Kukës, vendasit e Bledar Devollit u mundën 0-2 nga Teuta. Kukësi është zyrtarisht i rrëzuar një kategori më poshtë dhe sezonin që vjen pas 12 vitesh do luajë në Kategorinë e Parë. Për durrsakët shënuan Daci në minutën e 45 dhe Boci në 90+2. Me këtë sukses të besuarit e Edi Martinit dalin nga zona e ftohtë.