Grida Duma: është brenda protokollit që të takohen dy individë me interesa bisnesi që të takohen me zyrtarë të FBI dhe 2 indidivë që të takohen me kreun e qeverisë, ka thyerje të protokollit apo jo?

Edi Rama: Opozita thotë këto dhe të tjera, këto nuk i thotë drejtësia amerikane, nuk i thotë aktakuza e publikuar mbi një çështje…

Grida Duma: I thonë mediat ndërkombëtare, i thotë edhe një lloj citimi i aktakuzës…

Edi Rama: Mediat nuk thonë asgjë të tillë. Nuk kanë sesi ta bëjnë kur aktakuza nuk e ka. Nëse unë apo ne na ka shpëtuar ndonjë resht mund ta shfaqni. Unë iu siguroj që nuk ka asnjë rresht për këtë. Madje për herë të parë e kam marrë vesh kur jam pyetur nga një gazetar amerikan. Rasti i ish-zyrtarit të FBI, aktakuza ka të bëjë sesi i ka zbatuar ai rregullat dhe kodet etike të FBI. Jo sesi i kam zbatuar unë apo ne.

A është etike që unë ta takoj me dy biznesmen? Kjo nuk ka ndodhur. Ai ka ardhur së bashku me një qytetar shqiptaro-amerikan, të cilin ma ka prezantuar si mikun e tij. I kam thënë byjrum mirë se keni ardhur. Së pari unë flas këtu për çfarë marrëdhënie kam pasur unë me ish-zyrtarin e lartë të FBI. Nuk jam njeriu që duhet të pyetet nëse ka përfituar gjë ai tjetri. Ai ka qënë kështilltari im, e kam ftuar unë duke e njohur në kushtet e njohjes si zv.ministër i Energjisë. Ka njohje dhe kontakte që i kam thënë që t’i vendosë në të mirë të vendin tonë.