1-vit pa Ramazan Rragamin, emblemën e futbollit shkodran dhe atij shqiptar.

Ka emra që përjetësohen falë punës dhe veprës që lënë pas dhe një prej tyre është padiskutim Ramazan Rragami. Mes figurave të shquara të sportit, familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve, e përkujtuam legjendën Rragami për të gjithë kontributin që dha në fushën e blertë, e si edukues dhe formues i brezit të ri.

I kam propozuar këshillit bashkiak që sheshi përpara stadiumit të marr emrin “Ramazan Rragami”. Ky është një vlerësim dhe që ja bëjmë sportit dhe ikonave të tij në Shkodër duke patur ky shesh emrin e kësaj figure sportive dhe jo vetëm. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!