Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se është drejt finalizimit procesi për lejimin e basteve online. Gjatë konferencës vjetore për gazetarët, ministrja tha se brenda 3 mujorit të parë pritet që ky ligj të miratohet.

Pyetje: Kur do lejohen bastet sportive?

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj: Ne kemi punuar intensivisht gjatë muajve të fundit me qëllim finalizimin e ndryshimeve ligjore në ligjin për lojërat e fatit. Me qëllim lejimin e basteve sportive online duke pasur shumë kudjes të ruajmë ato kritere e parametra që kanë qenë të përcaktuara. Jemi në proces te finalizimit. Me nisjen e vitit të ri 2023, do nisim procedurat e miratimit të këtij ligji. Ne gjykimin tim, brenda 3 mujorit të parë të vitit 2023 ky ligj pritet të miratohet në parlament.