– Prokuroria e Kurbinit është detyruar të zgjasë edhe me 3 muaj të tjerë afatin e hetimit për Jeton Lamin, duke arsyetuar se do të kryejë veprime të tjera hetimore.

Ky i fundit, oficeri i Forcave Operacionale është vënë në pranga për akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi shoqëronte Martinajn pak ditë përpara se ky i fundit të zhdukej, ka refuzuar të japë shpjegime. Dëshmia e tij konsiderohej kyçe në zbardhjen e rastit, por Lami ka vendosur të mos japë shpjegime.

Ervis Martinaj ishte person në kërkim ndërkombëtar, pasi Nuredin Dumani e akuzoi atë se i kishte premtuar 500 mijë euro që të ekzekutonte rivalin e tij Endrit Dokle, kur familja denoncoi humbjen e kontakteve me të.

Prej gjashtë muajsh fati i njeriut të cilësuar si “mbreti i lojërave të fatit”, vijon të mbetet i mbuluar nga misteri.