Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe forcat speciale RENEA kanë zhvilluar gjatë orëve të fundit kontrolle në shtëpinë e Ervis Martinaj në Fushë-Kuqe të Kurbinit.

Burime nga Prokuroria e Kurbinit bëjnë me dije se kontrollet në Fushë-Kuqe janë me vendim gjykate, e gjitha në kuadër të hetimeve që kanë lidhje me zhdukjen e të shumëkërkuarit, i cili kontaktin e fundit me familjen e kishte më 8 gusht.

Por banesa e Martinajt, nuk është e vetmja e kontrolluar, pasi Policia e Shtetit ka hyrë dhe në ambiente të tjera të familjarëve të tij, por nuk dihet nëse kanë zbuluar ndonjë detaj që mund të zbulojë më shumë detaje lidhur me fatin e të shumëkërkuarit.