Detaje të reja kanë dalë në lidhje me aksionin e RENEA-së dhe FNSH-së në banesën e të shumëkërkuarit të policisë Ervis Martinajt. Mësohet se operacioni i nisur mëngjesin e sotëm në Kurbin nuk qëndroi vetëm te banesa e Martinajt, por edhe te dy xhaxhallarët e tij.
Në kontrollet e banesave dhe ambienteve të Faik Martinajt dhe R.Martinajt u gjetën dy armë, rreth 7 mijë fishekë si dhe 85 predha eksplozive. Po ashtu u gjetën edhe 11 uniforma policie, radio si dhe fenelina.
Comments are closed.