Presidenti amerikan, Donald Trump ka folur sot më me detaje në lidhje me bisedën telefonike që zhvilloi me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Trump ka treguar mes batutash se Putin i ishte drejtuar duke i thënë se kishte më shumë respekt për bashkëshorten e tij, Melania Trump, se sa për të.

“Putin më tha ata respektojnë shumë gruan time’. Në këtë moment i thashë ‘po unë?’ Epo, atyre u pëlqen më shumë Melania. Kjo nuk ishte mirë, nuk e di nëse ishte mirë.”- tha Trump.

Komentet e Trump erdhën pak para nënshkrimit të Aktit “Take It Down”, të mbështetur nga gruaja e tij, i cili e bën të paligjshme publikimin ose kërcënimin për publikimin e imazheve ose videove seksuale pa pëlqimin e personit tjetër, duke përfshirë “deepfakes” të krijuara nga inteligjenca artificiale, sipas medias së huaj.