Shkolla e Mesme e bashkuar “Adem Haxhia” ne Postribe eshte tronditur nga vdekja e nje nxenesi ne moshe shume te re. Beqiri 15 vjecar eshte ndare nga jeta papritur gje e cila ka pikelluar kolektivin e shkollohes, nxenesit dhe komunitetin e asaj zone.

Lajmin e ka bere te ditur faqja zyrtare e Shkolles:

“Dhimbje, trishtim dhe lote per shkollen tone ne kete dite me diell!

Se dielli nuk do te shndrise me per ty Beqir, nxenesi yne i dashur i klases se 10 B qe u ndave nga jeta krejt papritur.

Nje lule u vyshk pa celur ende!

Shume endrra kishte Beqiri dhe u keputen ne mes.

Prinderit, pavaresisht veshtiresive ekonomike, donin ta shkollonin dhe t’i plotesonin deshiren qe te mbaronte gjimnazin dhe me pas te merrte nje profesion. Beqiri ishte djali i madh i nje familje te madhe dhe donte te ndihmonte prinderit ne te ardhmen, por mbeten vetem endrra deshirat e tij.

Beqiri bente nje sakrifice shume te madhe per te ardhur ne shkolle, 34 km udhetim ne dite dhe rruga ishte e veshtire.

E sot Beqiri nuk eshte me dhe banka e tij do te jete bosh me nje lule mbi te.

Jemi shume te trishtuar te gjithe nxenes, mesues, prinder dhe komuniteti i zones!

Do te na mungosh shume Beqir! Na le nje dhimbje te madhe dhe nuk do te harrojme kurre!

Ngushellime familjes!“