Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Shkodër. Raportohet se nga hetimet e para dyshohet se në afërsi të zonës së njohursi Penda e Lumit të Kirit, një plumb ka thyer xhamin e një dritarje të një banese në katin e tretë.

Dyshohet të jetë plumb qorr pasi ka qenë në rënie të lirë dhe jo drejt dritares. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Nga të dhënat e para dyshohet se bëhet fjalë për plumb pistolete. Policia ndodhet në vendngjarje për kryerjen e hetimeve të mëtejshme.