Një aksident i rëndë është shënuar mbremjen e djeshme në Brescia të Italisë, ku ka humbur jetën një shqiptar.

Bëhet me dije se ka humbur jetën 40-vjeçari Alban Dushi nga Shkodra. Dushi ka humbur kontrollin e mjetit, dhe për pasojë ka hypur mbi trotuar ku ka përplasur një grua dhe më pas është përplasur me pemën.

Shqiptari ka marrë plagë të rënda dhe ka ndërruar jetë në spital menjëherë pas ngjarjes., ndërsa gruaja ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.